• |
ide | kryesore

Uria dhe oreksi, sëmundjet që shkaktojnë

Arkiva, Stil
doktoresha etleva.jpg



Uria është shprehja e një nevoje, nëpërmjet të cilës organizmi duhet ta sigurojë nga jashtë ushqimin energjitik të nëvojshëm për të mbijetuar.

Uria shfaqet si një nevojë objektive e cila, kur plotësohet, jep një ndjesi të veçantë kënaqësie, kjo kënaqësi që pason ushqimin lind dëshirën për të ngrënë ose ndyshe oreksin.

Uria dhe oreksi nuk janë identike, ato shoqërojnë njera- tjetrën dhe kushtëzohen reciprokisht.

Karakteristikat organoleptike të ushqimeve përbajnë ngacmues specifikë për oreksin. Ato veprojnë direkt me anë të shqisave, duke shkaktuar ose theksuar urinë.

Uria dhe oreksi, të plotësuara, pasohen nga ndjenja e ngopjes.

Nëse në mënyrë abuzive vazhdon konsumi i ushqimeve përtej ndjesisë së ngopjes, shkaktohet distension i stomakut me ndjesinë e ngopjes, moment kur ngacmuesit pozitiv të oreksit kthehen në ngacmues negativë dhe shfaqet ndjesia e të përzierit që mund të pasohet nga të vjellat. Uria është e kontrolluar nga 2 qëndra hipotalamike hipotalmusi (gjëndër neuroendokrine, ventro-mediale (QVM) dhe dorsolaterale (QDL) të cilat funksionojnë në varg, funksioni i tyre është i kushtëzuar nga luhatjet e glicemisë si dhe energjinë që ajo prodhon. Në këto kushte, kur QDL është në mungesë glukoze dhe energjie, shfaqet ndjesia e urisë. Ushqyerja rrit nivelin e glicemisë, QVM furnizon energji të mjaftueshme për të bllokuar QDL, dhe kështu ndjesia e urisë zhduket. Normaliteti i kësaj loje krijon kushtet e një peshe të ekuilibruar.

Normalisht, hipoglicemia pas ushqimit, arrin vlera kritike pas 5- 6 orësh, duke vendosur kështu dhe orarin e ritmit të ushqyerjes.

Sëmundje endokrine që zakonisht shoqërohen me ulje ose mungesë të urisë apo oreksit
Këto lloj sëmundjesh janë përgjithësisht rrjedhojë e uljes së djegieve (procese metabolike) dhe për pasojë e uljes së ngacmimit të qëndrave hipotalamike të kontrollit të urisë dhe ngopjes.

* Hipotireoza (nivel i pamjaftueshem i hormoneve të tiroides)

* Hiperparatiroidia (nivel i lartë i hormonit paratiroid)

* Anoreksi(mungesë oreksi), të përziera, të vjella

Sëmundja Addison
Sëmundja Addison karakterizohet nga nivel i ulët i kortizonit të prodhuar nga gjëndra mbiveshkore:

* mungesë oreksi sidomos për mish, yndyrna

* preferohen ushqimet e kripura, të tharta, me shumë erëza

* pacienti ha pak, ngopet shpejt dhe ankohet për të përziera

* me përparimin e sëmundjes, oreksi humbet, shoqëron të vjella që nuk lidhen me ushqimin.

Anoreksia nervoze
Anoreksia nervoze kalon nga një gjëndje mendore e rrezikshme. Njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje mendojnë se janë të shëndoshë dhe kanë shumë frikë nga obeziteti dhe nga mundësia që mund të shtojnë peshë. Anoreksia nervoze fillon kryesisht në adoleshencë. Adoleshentët me sëmundje kronike si diabete tip 1 apo astem janë edhe më të riskuar për të zhvilluar këto patologji të ushqyerjes. Dietat ekstreme janë paralajmeruesi kryesor për një çrregullim të mundshëm të ushqyerjes. Në rastet kur adoloshentët shfaqin shqetësime për peshën e tyre ata duhen këshilluar të bëjnë aktivitet fizik dhe jo dieta në reduktimin normal të mënyrës së ushqyerjes. Kur fillon të mbaj dietë, një person që vuan nga anoreksia nervoze nuk ndalon dot më.

Sëmundje endokrine që shoqërohen me shtim të urisë apo oreksit
Shtimi i urisë dhe oreksit ndodh në ato sëmundje ku dominon katabolizëm i shtuar (hipertireoze, feokromocitom), ku ka luhatje të mëdha të glicemisë, me ulje të theksuara (hipertireoze, hiperinsulinizem, obezitet) ose në sëmundjet ku glukoza nuk mund të përdoret nga qelizat (diabeti insulinovartes).

* Hipertireoza (nivel i lartë i hormoneve të tiroidës): karakterizohet nga uri e fortë, dhe e shpeshtë. I sëmuri ha shumë, shpesh dhe shpejt.

* Hiperinsulinizëm (nivel i lartë i insulinës): uri konstante ose me aksesë, me ndjesi “të stomakut bosh”, dhimbje nga uria, irritim, nervozizëm, djersitje, ankth, veshje të shikimit, dridhje, palpitacione etj, të gjitha këto përmiresohen menjeherë me ushqyerjen.

* Feokromocitomi ( nivel i lartë i katekolaminave të prodhuara nga mbiveshkorja): çrregullimet janë të ngjashme me ato të hiperinsulinismit, vetëm se kanë karakter krizash të herëpasherëshme.

Obeziteti
Karakterizohet nga një çrregullim i urisë sidomos në format më demtim të hipotalamusit.

Uria është e fortë dhe veshtirë për t'u plotësuar, ngacmuesit ushqimor gjatë ngrënies në vend që të ulin oreksin e rrisin atë. Në përgjithësi nuk ka preferencë për ushqime të ndryshme, por shihet një përzgjedhje për të emblat dhe brumrat.

Oreksi kapriçoz
Karakterizohet nga mungesë oreksi me ndjesi ngopje, të përziera, të vjella, të alternuara me shtim të oreksit, nganjeherë veçanërisht për ushqime të caktuara.

Është situate karakteristike hiperestrogjenismit dhe çregullimeve të menopauzës (faza hiperestrogjenike).

Dr. Etleva Gjoshe, Spitali Amerikan