• |
ide | kryesore

Komentet më pikante të shtypit grek për intervistën e Ramës

I pakategorizuar
IMG_20161123_100933.jpg



  Ashtu siç pritej, intervista e kryeministrit Edi Rama në televizionin Skai, është pasqyruar në gjithë mediat kryesore greke.

Gazeta Kathimerini, që i përket të njëjtit grup mediatik me televizionin Skai, e titullon shkrimin e vet “Edi Rama në favor të negociatave paketë”.

“Përmes intervistës që i dha gazetarit Aleksis Papahelas, kryeministri shqiptar ka kërkuar negociata paketë për gjithë çështjet dypalëshe midis Athinës dhe Tiranës. Që nga zonat detare dhe ligji i luftës, deri te krijimi i varrezave ushtarake për të  rënët grekë në 1940, vë në dukje Kathimerini dhe vazhdon:

“Zoti Rama insiston në të vërtetën jo historike për shpëtimin e Akropolit nga një shqiptar, ndërdsa mohon se Shqipëria zbaton një politikë rivendikuese. Praktikisht, e përshkruan çështjen çame si një çështje të të drejtave të njeriut dhe në vazhdim kërkon heqjen e ligjit të luftës”.

http://www.kathimerini.gr/884728/article/epikairothta/politikh/enti-rama-yper-diapragmateyshs-paketoy

 

Zoti Rama gjithashtu mohon që të ketë gisht pala turke në rrëzimin e paktit detar, duke theksuar ndërkaq se është mik i mirë me zotin Erdogan. Rama nënvizon se shembja e objekteve në Himarë është thjesht një pjesë e rilindjes urbane që po bëhet në atë qytet por dhe në gjithë Shqipërinë”.

Në versionin e vet anglisht, Kathimerini ka veçuar për titull pozicionimin e kryeministrit për çështjen çame. “Kryeministri shqiptar përsërit pretendimet e komunitetit çam”, vë në dukje ekathimerini.com dhe komenton: “Në përpjekje për të neutralizuar efektet nga një sërë deklaratash ndezëse, kryeministri shqiptar Edi Rama ka mohuar se vendi i tij ndjek një politikë të jashtme irrdentiste me insistimin e palës shqiptare për të diskutuar pretendimet e komunitetit çam për pronat që ata lanë pas kur u përzunë nga Greqia gjatë luftës së dytë botërore”.

http://www.ekathimerini.com/213946/article/ekathimerini/news/albania-pm-reiterates-cham-community-claims

Gazeta e madhe Ta Nea, ka veçuar prononcimin e kryeministrit për marrëveshjen e detit. “Edi Rama: Ka zona të diskutueshme në detin Jon, ta bisedojmë”.

Kryeministri shqiptar deklaroi se ka zona të diskutueshme në një hapësirë ku të paktën supozohet se ka burime nafte dhe gazi ”, citon gazeta kryeministrin Rama duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit mbi kërkimet e Greqisë në detin Jon dhe në zonën e Epirit.

http://www.tanea.gr/news/politics/article/5408676/enti-rama-yparxei-amfisbhtoymenh-perioxh-sto-ionio-na-syzhthsoyme/

Shumica e gazetave të tjera janë përqendruar në deklaratat e kryeministrit mbi “Shqipërinë e Madhe” apo vërejtjet se Shqipëria kërkon të zgjerojë kufijtë e vet.

“Edi Rama: Nuk kemi asnjë synim për ndryshim kufijsh me Shqipërinë”, shkruan portali To Vima.

http://www.tovima.gr/politics/article/?aid=846343

Njëlloj, edhe gazeta miqësore ndaj demokracisë së re të opozitës, Eleftheros Tipos.

http://www.eleftherostypos.gr/diethni/54908-rama-ston-ska%CF%8A-anoisies-ta-peri-megalis-albanias-den-exoyme-blepseis-se-baros-tis-elladas/

E përjavshmja me tirazhin më të madh në Greqi, “Proto Thema”, ka titullin “Rama: Budallallëqe rreth Shqipërisë së madhe, nuk kemi synime ndaj Greqisë”. “Kryeministri shqiptar insiston se ideja e Shqipëërisë Natyrale rezulton nga disa qarqe që e kanë frikë, ndërkaq tha se nuk ekziston një plan serioz për bashkim të shqiptarëve. JU provokoj që të invetigoni, nuk ka harta të Shqipërisë së madhe në asnjë tekst shkollor”, deklaroi kryeministri Rama, veçon Proto Thema.

http://www.protothema.gr/politics/article/630705/rama-kapoioi-fovoudai-tin-idea-tis-megalis-alvanias/

“Edi Rama: Nuk ka plan për Shqipërinë e Madhe”. “Rama: Shqipëria e Madhe është Shqipëria Europiane”, janë disa nga titujt me të cilët media të tjera kryesore në Greqi kanë përcjellë intervistën e kryeministrit shqiptar.

http://www.real.gr/DefaultArthro.aspx?page=arthro&id=555794&catID=4

http://www.ethnos.gr/diethni/arthro/enti_rama_den_yparxei_sxedio_gia_ti_dimiourgia_megalis_albanias-64689058/