• |
ide | kryesore

“Bild”: Kohë e acartë për Carlo Ancelotti

Arkiva, Sport
095941014-c270273e-166c-4885-9fa9-5cf516ee24a8.jpg



“Tashmë ka akull për Ancelotti-n” është titulli me të cilën e përditshmja gjermane “Bild” ka komentuar humbjen e dytë radhazi për Bayern Munich të Carlo Ancelotti në katër ditë. Një ditë më parë kampionët e Gjermanisë u mundën 3-2 në Champions League në “akullin” e Rostov. Tabloidi thekson se “për herë të parë nën drejtimin e Anchelotti, Bayern ka pësuar 3 gola në një ndeshje zyrtare”. Gazeta sjell edhe reagimin e trajnerit pas ndeshjes.

“Si trajner, marr përgjegjësinë dhe lë jashtë skuadrën sa më shumë të jetë e mundur”. Gazeta thekson edhe rotacionin e lojtarëve të vendosur nga Anchelotti që nuk funksionoi. Momenti i vështirë i Bayern vjen edhe nga një moment jo i mirë i disa lojtarëve. Gjithmonë sipas “Bild” që i referohet rastit të Jerome Boateng, i cili foli për “një shpërbërje të skuadrës” në fushë. Vjen dhe reagimi i Karl-Heinz Rummenigge që i kërkon mbrojtësit të ulë tonet dhe të qëndrojë me këmbë në tokë./lapsi.al/