• |
ide | kryesore

Ky është shansi i fundit për të fituar zgjedhjet në SHBA

Arkiva, Planet
hillary-clinton-3.jpg



Kandidatja e Partisë së Blertë, Jill Stein ka nisur fushatën për rinumërimin e votave në disa shtete kyçe.hillary-clinton-3

Në pak orë, Stein ka mbledhur 2.5 milionë. Këto para do t’i mundësojnë rishikimin e rezultatit në Wisconsin, Michigan dhe Penssylvania, ku ka pasur kontestimi për parregullsi në rezultatin e votimit elektronik.

Të tre këto shtete kanë votuar pro Donald Trump duke i dhënë numrin e nevojshëm të votave në Kolegjin Elektoral, edhe pse kjo mbetet për t’u konfirmuar në Michigan pasi numërimi vazhdon ende.

Nëse rezultati ndryshon, ekziston mundësia që fituese e zgjedhjeve të shpallet Hillary Clinton.

Një ekip shkencëtarët kompjuterikë kanë deklaruar se kanë fakte se votat për Clinton ishin 7% më pak nga mesatarja në Wisconsin, ku janë përdorur makineri elektronike për votim.

Ata thonë se nga korrektimi i gabimit kandidatja demokrate mund të marrë 30 mijë vota më shumë, në një kohë kur Clinton humbi me një diferencë prej 27 mijë votash.