• |
ide | kryesore

Një hero i vërtetë: Vogëlushi 3 vjeçar i shpëton jetën babait duke e ushqyer me forcë

Arkiva, Planet
vogelushi.jpg



Një vogëlush 3 vjeç në Manchester i shpëtoi jetën babait të tij diabetik, duke e ushqyer me forcë me kos frutash, pasi i ati humbi ndjenjat në kuzhinën e shtëpisë.
 
Djali i tij, Lenny-George, u ngjit në karrigen e tij të vogël, mori kosin e frutave në frigorifer dhe ia doli të ushqejë me forcë 34-vjeçarin, duke i rritur nivelin e sheqerit.

Vogëlushi i dha më pas tabletat e tij të glukozës duke e shpëtuar babanë nga koma diabetike. Nëna e tij Emma u shpreh për mediat se ishte pafundësisht krenare për të birin dhe nëse ai nuk do të kishte vepruar me aq zgjuarsi, bashkëshorti i saj mund të mos ishte më me ta.