• |
ide | kryesore

Ku do të luhet ndeshja Itali– Shqipëri. Një stadium që na sjell fat

Arkiva, Sport
palermo stadium.jpg



“Renzo Barbera”, ky është stadiumi në të cilin Italia pret Shqipërinë me 24 mars.

Është mësuar tashmë staduiumi ku do të luajnë Italia dhe Shqipëria për sfidën e 24 marsit, e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës.

Italia do ta presë Shqipërinë në “Renzo Barbera” të Palermos. Italia, që është e para në Grupin G me 10 pikë, po aq sa edhe Spanja, kthehet në luajë në Palermo pas 1 viti e gjysmë nga suksesi që arriti me Bullgarinë, në fushatën eliminatore të “Euro 2016”.

Palermo ka qenë një qytet me fat për kombëtaren italiane, ku në 13 ndeshjet e luajtura numërojnë 11 fitore, një barazim dhe vetëm një humbje, atë me Kroacinë në vitin 1994.

Shqipëria dhe Italia kanë vetëm një përballje në historinë e tyre, atë të 18 nëntorit 2014, në miqësoren e luajtur në Genoa, ku ‘azzurrët’ fituan me rezultatin e ngushtë 1:0.

Ai takim mbahet mend për emocionet e mëdha që solli, me tifozët shqiptarë që mbushën stadiumin në Xhenoa dhe në kor kënduan të dy himnet, italian dhe shqiptar.