• |
ide | kryesore

Wenger lavdëron Xhakën: Është përshtatur shpejt

Arkiva, Sport
xhaka-4-780x439.jpg



Arsene Wenger ka thënë fjalë të mira për mesfushorin nga Kosova, Granit Xhaka.

Granit Xhaka u transferua në verë të gjiganti anglez, por pa arritur të fitoj një vend fiks në formacionin e Wengerin, i cili edhe pse nuk e ka si pikë referuese kosovarin, po thotë se është përshtatur shpejt në futbollin anglez.

 “Ai është përshtatur në një ligë tjetër dhe një mënyrë ndryshe të të luajturit, por në përgjithësi unë jam i lumtur me të”, ka thënë Wenger.

“Ai është i fokusuar maksimalisht”, përfundoi trajneri francez, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, Xhaka luajti edhe në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pasi u futë në lojë në minutën e 77-të.