• |
ide | kryesore

De Biasi: Përballja me Italinë, një sfidë e veçantë

Arkiva, Sport
de-biasi-610x355.jpg



Përballja e kombëtares shqiptare me Italinë sa vjen dhe afrohet dhe tekniku i kuqezinjve, Gianni De Biasi, është në fokusin e mediave italiane.

Gjatë një ceremonie në Potenca, ku u nderua me cmimin “Alfredo Mançineli”, De Biasi u shpreh se ndeshja me Italinë do të jetë një sfidë shumë e veçantë.

“Është e tillë për një italian që vihet kundër kombit të vet, aq më tepër kur në valle është kualifikimi në Botëror. Do përpiqemi të japim më të mirën. Natyrisht, do të jetë thjesht një ndeshje futbolli, por me disa specifika të veçanta”, theksoi trajneri i Shqipërisë.

Tekniku italian foli dhe për punën e tij tek kombëtarja shqiptare.

“Unë kam bërë një punë të mirë në Shqipëri, – shtoi ai, – ndoshta sepse kam pasur të bashkuara një sërë elementesh të veçanta dhe sepse kemi dhënë zemrën si dhe profesionalizmin si trajner italian. Ndoshta është koha për të reflektuar, për të pasur më shumë durim në vlerësimin e trajnerëve italianë, të cilët në nivel ndërkombëtar nuk kanë të krahasuar me askënd”.