• |
ide | kryesore

Gaboi rëndë gjatë ndeshjes, gjyqtari i kërkon falje me e-mail trajnerit

Arkiva, Sport
Roger-East-780x439.jpg



Gjyqtari anglez, Roger East ka gabuar javën e kaluar në ndeshjen mes Stoke City dhe Bourmerouth.

Në pjesën e parë, mbrojtësi i Stoke Cityt ndërhyri në sulmuesin Callum Wilson por East nuk gjykoi në penallti gjë që befasoi të gjithë me vendimin e tij.

Pasi ka parë xhirimet pas ndeshjet, East e ka pranuar gabimin e tij në këtë takim.

Ai i ka dërguar një email trajnerit të Bourmerouth, Eddie Howe duke i kërkuar falje.

Ka qenë vetë Howe që e ka pranuar kërkim faljen.

“Pasi të ndodh një gabim nuk mund të bësh asgjë më shumë se të kërkosh falje. Të gjithë gabojmë edhe un sigurisht”, deklaroi Howie.

“East më ka shkruar një email duke më kërkuar falje dhe natyrisht që e kam pranuar. Ai e ka pranuar gabimin dhe vazhdon te para”, tha Howe.

Nërhyrja nga Showcros në Callum Williams dhe gjyqtari heshti duke mos akorduar penallti

Por FA e ka dënuar gjyqtarin duke ia mohuar të drejtën të gjykojë këtë javë dhe e ka lënë vetëm gjyqtar të katërt.

“Më vije keq që është dënuar. Nuk është e drejt të vlerësohet puna e një profesionisti nga një episod”, tha trajneri i Bourmerouth, Eddie Howe.