• |
ide | kryesore

Nga puro e helmuar, tek atentatet mafioze: Si iu mbijetoi Fidel Kastro më shumë se 600 përpjekjeve të CIA-s për të vrarë

Arkiva, Planet
kastro-567x540.jpg



Fidel CastroFidel Kastro u nda në mënyrë paqësore nga jeta, në moshën 90-vjeçare.

Por, përgjatë sundimit të hekurt të Kubës, ai i ka shpëtuar më shumë se 600 atentateve të CIA-s për ta vrarë atë.

Fabian Escalante, ish-shefi i kundërzbulimit kuban, i ngarkuar me detyrën për të mbrojtur shefin e tij ka deklaruar se janë plot 638 përpjekje për ta vrarë atë.

“Nëse mbijetesa ndaj tentativave për vrasje do ishin një ngjarje olimpike, unë do të fitojë medaljen e artë”, deklaroi Kastro një herë, duke iu referuar përpjekjeve për ekzekutimin e tij.

Escalante ka thënë se janë provuar të gjitha mënyrat për vrasjen e Kastro-s: Nga helmimi me puro, tek shpërthimet, helmim me stilolaps, e deri tek ekzekutimi mafioz.

Rrëfimi i Escalante është bërë në një dokumentar të vitit 2006 të titulluar “638 mënyra për të vrarë Castron”, transmetuar në televizionet britanike.

Pas dokumentarit të shumtë ishin ata që u shpehën skeptikë mbi këtë shifër, por një vit më vonë një pjesë të mirë të tyre do t’i konfirmonte vetë CIA me deklasifikimin e disa dokumenteve.

Në njërin prej tyre ishte edhe i famshmi “Operation Mongoose”, synimi i të cilit ishte rrëzimi i qeverisë kubane. Sipas Richard Helms të CIA-s, administrata e Presidentit Kenedy po ushtronte presion të madh ndaj agjencisë së inteligjencës për ‘eleminimin e Castros’. Dhe vetëm në tre vite, janë të dokumentuara të paktën pesë përpjekje për ta bërë këtë. E para ka qenë para gushtit të vitit 1960, e dyta pas gushtit të 1960 deri në prill të 1961. E treta nga fundi i 1961 deri në fund të 1962. E katërta ka qenë në fillim të 1963, ndërsa e pestë na fund të 1963.

Dokumentat e deklasifikuara flasin për rrugë të ndryshme sesi do të realizohej vrasja, që nga helmimi i udhëheqësit kuban me cigare, duke e njohur pasionin e tij për purot, e deri tek infektimi me një virus që do të shkaktonte rënien e mjekrrës së tij e do ta bënte qesharak në sy të kubanëve.

Ka raportime, megjithëse të pakonfirmuara, se në lojë është futur edhe mafia. Sipas këtyre raportimeve, CIA ka kontaktuar emigrantët kubanë në Florida  që ushtronin veprimtari në fushën e drogës dhe prostitucionit në Shtetet e Bashkuara dhe në këmbim të mosarrestimit të tyre ka kërkuar eleminimin e Castros.

Metodat janë nga më të ndryshimet, por që të gjitha kanë një të përbashkët; dështimin.

CIA përdori dhe ish-të dashurën e Kastros, Marita Lorenz, e cila kishte për detyrë që ta helmonte, por edhe ajo dështoi.