• |
ide | kryesore

Përse Turqia nuk mund të hyjë kurrë në Bashkimin Europian!

Arkiva, Planet
1-123.jpg



Nicola Lofoco, HuffPost.it

Vendimi i fundit i Parlamentin Europian për të ngrirë tratativat për hyrjen e Turqisë në Bashkimin Europian nuk duhet të çudisë askënd. Ka më shumë se 10 vjet tashmë që luhet i njëjti teatër “tërhiq e mos këput”, ku nga njëra anë turqit premtojnë reforma demokratike dhe nga ana atjetër nuk i mbajnë asnjëherë.

Hyrja e Turqisë në djepin e qytetërimit europian ishte e një rëndësi të veçantë, sa ç’mund të ishte i përputhshëm një komb me shumicë islamike me vlerat qytetare, politike e shoqërore që përfaqësohen në Europë.

Një projekt që do të sillte avantazhe të shumta për të gjithë, por jo vetëm në terma tregtarë, por edhe në funksion të përmirësimit të marrëdhënieve mes Lindjes dhe Perëndimit. Gjithë ky planifikim ama po rrezikon të errësohet, një herë e përgjithmonë. Presidenti turk Erdogan me aksionin e tij thellësisht antidemokratik mori përgjegjësin e rëndë të shkatërrimit të këtij plani.

E gjitha ajo që ndodhi pas grushtit të dështuar të shtetit në 14 korrikun e kaluar është një shembull i qartë: arrestime diskriminuese, zerim i çdo forme opozitarizmi të brendshëm, përdorimi i torturës si një mjet frikësimi dhe një shtet policor me të gjithë efektet.

Gjithçka i detyrohet sjelljes supremaciste të Turqisë që e ka patur gjithmonë, në Lindjen e Mesme, duke harruar se Perandoria Osmane ka vdekur dhe është varrosur prej thuajse një shekulli. Inkoherenca, e rrezikshme dhe arrogante, në krizën siriane ishte një shembull i qartë. Ajo që duhet të ishte një protestë legjitime kundër një regjimi diktatorial u shndërrua shumë shpejt në një prej luftërave civile më të këqija që do të mbahet mend gjatë në historinë botërore.

Kjo, sepse shumë shtete të tjera me Turqinë në krye, deshën të futeshin për të financuar rebelimin dhe të mbështesnin grupet e lidhura me radikalizmin islamik për të hequr qafe Assadin. Ankaraja ka pasur përgjegjësi të mëdha lidhur me këtë gjë, jo vetëm sepse inkurajoi formacionet turkomane në Siri, por mohoi se kontribuoi në lindjen dhe ngritjen e ISIS.

E njëjta gjë edhe për Irakun, ku Turqia rreshtoi trupat e veta në veri të Mosulit duke ngritur tensione artificiale qoftë me qeverinë e Bagdadit por edhe me atë të Teheranit. Sikur të mos mjaftonte kjo, Erdogan nuk ka ngurruar të ulet krah Putin për të krijuar një aleancë gjeopolitike me Rusinë, duke mos ia vërshëllyer më Europës dhe duke shpërfillur faktin se është një vend i NATO-s.

Për të mos folur për shantazhin e vazhdueshëm ndaj Europës lidhur me çështjen e refugjatëve dhe kërcënimin se “do t’i lëshoj lumë drejt Europës”. Ai ka kërcënuar vazhdimisht me kartën “refugjatë” për të kërkuar miliarda euro nga BE.

Jo, përfundimisht jo. Turqia duhet ta dijë se Europa nuk arrihet me kërcënime, shantazhie, lojëra të dyfishta apo dhunim të të drejtave të njeriut. Erdogan duhet të kuptojë se nuk mund të pretendojë të marrë me të dyja duart. Dhe duhet ta marrin vesh mirë gjithë turqit!/tema