• |
ide | kryesore

VIDEO/ Zjarr në konviktin turk, 12 të vdekur dhe 22 të plagosur

Arkiva, Planet
auto_Screenshot_41480454359-650x358.png



Një zjarr i rënë në një konvikt të një shkolle të mesme për femrat në jug të Turqisë ka shkaktuar 12 të vdekur dhe 22 të plagosur gjatë natës së kësaj të marte. Lajmi konfirmohet nga guvernatori i qytetit dhe nga media shtetërore.

Guvernatori i Adanas, Mahmut Demirtas dha i pari numrin e viktimave nga zjarri në qytetin Aladag dhe tha se të plagosurat ishin dërguar menjëherë për në spital, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “Anadolu”, e cila e përshkroi ndërtesën si një konvikt gjimnazistesh femra.

Shkaku i zjarrit mbetet ende i panjohur, ndërsa nuk dihet gjithashtu se sa prej të vdekurave apo të plagosurave ishin fëmijë.

Televizioni turk shfaqi pamjet e para të flakëve dhe tymit që dilte nga një ndërtesë disakatëshe, si dhe zjarrfikësit që luftonin për t’i vënë ato nën kontroll. Shumë prej xhamave të konviktit u thyen dhe u kthyen në gërmadha të zeza, ndërkohë që mbeturina djegiesh kishte në hyrje të ndërtesës pasi u shua zjarri.

Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu dhe zv.kryeministri Veysi Kaynak u nisën menjëherë për në vendngjarje.