• |
ide | kryesore

Françeska Jaçe i jep fund fjalëve për ndarjen, zbulon të vërtetën me një foto

Arkiva, Paparazzi
franceska.jpg



Gjatë kësaj periudhe është diskutuar mjaft lidhja e modeles Françeska Jaçe me të dashurin e saj biznesmen.

Është aluduar për ndarje dhe bashkime të shumta mes tyre, por ka qenë vetë Jaçe, e cila përmes një foto duket se ka shuar të gjithë zërat. 

Ajo ka publikuar në Instagram një foto së bashku me të në një klub nate, ndërkohë që krahas fotos ka vendosur shenjën e zemrës. 

Në këtë mënyrë Françeska ka konfirmuar se vijon të jetë në një lidhje dashurie ose ka treguar se tashmë është pajtuar me të dashurin e saj dhe tashmë ndihen më afër se kurrë. 

Këto kohë e kemi parë modelen seksi në vende të ndryshme të botës si dhe në sete të ndryshme fotografike.