• |
ide | kryesore

Majko: A është e ndaluar të hysh në dyqan me gruan? (FOTO)

Arkiva, Paparazzi
screenshot-6_1480542644-4959872 (1).jpg



Në disa portale qarkulluan disa foto të deputetit socialist, Pandeli Majko, i cili ishte fotografuar në një dyqan në Milano. Dyqani që ka frekuentuar Majko ndodhet  në zonën e Duomos, që njihet për çmimet e larta. Megjithatë vetë Majko thotë se te këto foto nuk ka asgjë për tu bërë “lajm”. Në Facebook, Majko shkruan: “Dikush më ka fotografuar me gruan time në një market popullor jashtë vendit. Ka dalë në faqen “Jeta Osh Qef”… Lajmi shoh që është hapur për “qef” edhe nga mediat serioze. Ky është ai momenti kur kupton se të dalesh jashtë vendit është gabim. Të hysh në dyqan me gruan është “gabim” edhe më i madh.  Ju falenderoj për humorin se lajmin nuk e shoh” – shkruan Majko.