• |
ide | kryesore

Mimi Kodheli: E vogël, kisha ëndërr të bëhesha faturino!

Arkiva, Paparazzi
mimi_3.jpg



Ndonëse për shkak të pozicionit i duhet të tregohet “e akullt”, Mimi Kodheli shpesh herë del jashtë kornizave të ministres së Mbrojtjes. Këtë rradhë ajo ka rrëfyer disa momente nga fëmijëria, përpara studentëve të ekselencës.

E ftuar në emisionin “Vila 24” ish-nën kryetarja e bashkisë Kodheli, tregoi se dikur kishte dëshirë të bëhej faturino, ndërsa për herë të pare, ajo zbuloi edhe pasionin për gazetarinë.

“Ëndrra ime? Të bëhesha gazetare. Kur isha e vogël fare, doja të bëhesha faturino autobusi pasi doja të shkoja pa para tek gjyshja ime. Pastaj e ndryshova dhe doja të bëhesha gazetare”, tha ministrja.

Në një sektor të dominuar nga meshkujt, ministres i është dashur të jetë e akullt. Ndaj edhe shpesh Mimi Kodheli etiketohet si ‘zonja të hekurt’. “Duhet ti vë një përcaktim se çfarë thonë me e fortë’. Jam një person me karakter të fortë. Nuk jam me thënien ‘Let it be’ siç thonë studentët.”, tha ajo.