• |
ide | kryesore

“FIFA The Best 2016”, finalistë janë Ronaldo, Griezmann, Messi

Arkiva, Sport
1480692674treshja.jpg



Finalistët e çmimit të "Futbollistit më të mirë" të FIFA vijnë nga kampionati spanjoll. Do të jenë Cristiano Ronaldo, Antoine Griezmann dhe Lionel Messi ata që do të diskutojnë finalen për këtë trofe, ceremonia e të cilit do të zhvillohet në 9 janar në Zvicër.

Ronaldo pati një vit të jashtëzakonshëm teksa fitoi Ligën e Kampionëve me Realin e Madridit dhe Europianin me Portugalinë. 

Antoine Griezmann e shënoi emrin si një prej sulmuesve më të mirë në botë falë paraqitjes së tij në Euro 2016 ku ai u shpall edhe “Lojtari më i mirë” i turneut. Griezmann përvec finales së Europianit, luajti edhe atë të Ligës së Kampionëve me Atletico Madrid. 

Lionel Messi me Barcelonën fitoi kampionatin dhe Kupën e Mbretit, ndërkohë që me Argjentinën arriti deri në finalen e Kupës së Amerikës. 

Përsa i përket “Trajnerit më të mirë” të vitit të FIFA, finalistët për 2016 janë Claudio Ranieri i Leicester, Fernando Santos i Portugalisë dhe Zinedin Zidane i Realit të Madridit./tch