• |
ide | kryesore

Qytetet që mund të zhduken në të ardhmen (FOTO)

Arkiva, Planet
1ifghbwdscxkvi-plss-5eq_1480691350-5085598.jpeg



Kur është fjala për të mbijetuar në Tokë, ka shumë gjëra që ne si njerëz mund t’i bëjmë.

Sigurisht, ne mund të ngjitemi në malet më të larta në planet dhe të zhytemi në thellësitë e oqeanit, por në fund të ditës të gjithë jemi shumë të vegjël në krahasim me Tokën.

Kjo do të thotë se kur përballemi me katastrofa natyrore si uragane, përmbytje, tërmete dhe tornado, ne jemi shumë të pafuqishëm, transmeton Gazeta Express.

Për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga vetë njerëzit, ekzistojnë rreth 6 qytete të cilat e kanë mundësinë më të madhe për t’u zhdukur nga Toka në të ardhmen.

Këto janë ato:

Bangkok, Tajlandë

Edhe Bangkoku njëjtë si Venecia mund të zhytet në ujë, pasi nivelet e oqeanit po pësojnë rritje çdo vit e më shumë.

San Francisko, Kaliforni

Ky qytet është padyshim një nga qytetet më mahnitëse në SHBA. Por për fat të keq, qyteti është në rrezik të madh nga tërmetet, për shkak të magnitudës së lartë të tërmeteve – duke u rrezikuar të goditet nga një tërmet i fortë 75% më shumë se çdo qytet tjetër.

Venecia, Itali

Nëse keni qenë në Venecia, sigurisht e dini se sa i bukur dhe romantik është ky qytet. Ai njihet për rrugët me ujë të cilat rrethojnë gjithë qytetin. Sapo niveli i detit të pësojë rritje edhe këtu, Venecia mund të zhytet plotësisht në ujë në të ardhmen.

Mexico City, Meksikë

Thuhet se ky qytet ishte një shtrat i madh lumi i cili ishte tharë para se të bëhej një nga qytetet më të famshme në botë. Sipas ekspertëve, ky qytet fundoset rreth 4 inç çdo vit. Ai është fundosur për rreth 10 metra në katër dekadat e fundit.

Banjul, Gambia

Brenga më e madhe e këtij qyteti është rritja e vazhdueshme e niveleve të oqeanit. Ai shtrihet në vijën bregdetare të vendit afrikan; duke u lidhur me qytetet e tjera dhe pjesën tjetër të botës përmes oqeanit. Kjo vendndodhje i shton shanset që ky qytet të ‘lahet’ nga uji tërësisht.

Napoli, Itali

Është një nga qytetet më të lashta në të cilin njerëzit kanë migruar për shekuj të tërë. Përveç se është i bukur, Napoli shtrihet afër vullkanit i cili zhduki qytetin e Pompejit në vitin 79. Ky vullkan është ende aktiv dhe i gjallë. Nëse shpërthen përsëri, mund ta zhdukë nga harta Napolin.