• |
ide | kryesore

Sondazhet/ Rënie e thellë për Cipras, kryeson Mitsotakis

Arkiva, Planet
auto_cunat_grek1480694209.jpg



Sondazhet e fundit realizuar në Greqi tregojnë se hendeku mes opozitës( Demokracia e Re) me 32%, krahasuar me partinë qe drejton vendin Syryza me 16% është thelluar. Supriza  e këtij Sondazhi është se lë jashtë Parlamentit partinë ANEL të Pano Kahmenos, minitrit te sotëm të mbrojtjes, që me 2% nuk siguron vendin ne Parlament.

Lidhur pyetjen se kush mund te jete kryeministri më i përshtatshëm i vendit, përgjigjja ishte: Kyriakos Mitsotakis me 36%, ndërsa kryeministri aktual, Alexis Tsipras, preferon 19.5%.

Në popullaritetin e liderëve politikë, së pari është Kyriakos Mitsotakis me 31% në vend të dytë Zoi Konstantopoulou  (ish kryetare e parlamentit) me 27.5%. Alexis Tsipras, kryeministri aktual me 22%, Dimitri Koutsouba , kryetari i Partise Komuniste me 22.5%. Fofi Genimata e PASOK me 20%.