• |
ide | kryesore

Mediat perendimore/ Pas Italisë shtohet rreziku populist

Arkiva, Planet
lemonde.jpg



Dorëheqja e njoftuar e kryeministrit italian, Matteo Renzi, pas fitores së pastër të ”jo”-së në referendumin kushtetues, hap sot të gjitha faqet e gazetave kryesore të botës.

Që nga amerikanet ”The New York Times” dhe ”Wall Street Journal” për të vazhduar me francezen ”Le Monde” dhe më pas me britaniket ”Financial Times”, BBC dhe ”Tepegraph” për të përfunduar me spanjollen ”El Pais”.

Të gjitha këto sjellin në faqe të parë lajmin urgjent për humbjen e referendumit nga Renzi.

Këto gazeta e drejtojnë fokusin jo vetëm për faktin se çfarë do të ndodhë më pas apo për rrugët e mundshme që mund të hapen me krizën politike të provokuar nga rezultati i votimit, por edhe për faktin që shumë prej këtyre gazetave rezultatin e këtij referendumi e shohin si një sinjal të ri një Evrope të kërcënuar nga populizmi.

Renzi njofton dorëheqjen pasi humbi referendumin për reformat kushtetuese”, shkruan CNBC, që flet për humbje turpëruese që zhyt vendin dhe zonën euro në konfuzion.

Renzi arkëton humbjen në duart e populizmit”, shkruan ”The New York Times”.

Nga nesër vendi futet në një paqartësi politike dhe ekonomike, në një Bashkim Evropian të tronditur nga përmbysjet politike dhe irritimi ndaj partive politike”, thekson NYT.

”Bëhet fjalë për një dorëheqje nën presionin populist që po rrethon establishmentin politik evropian, që humbi një tjetër betejë”, shkruan nga ana e saj gazeta ”The Washington Post”.

Ndërkohë francezja ”Le Monde” dhe spanjollja ”El Pais” nënvizojnë refuzimin e pastër që italianët i bënë  reformës kushtetuese.