• |
ide | kryesore

VIDEO/ Plas polemika, a duhej anuluar ky gol i Partizanit?

Arkiva, Sport
qawrrr.jpg



Rikthehen sërish golat e anuluar në futbollin shqiptar. Këtë radhë është Partizani që iu mohua një gol i rregullt në ndeshjen ndaj Kukësit. Në ndeshjen që u mbyll 0-0 në “Elbasan Arena”, të kuqtë e drejtuar nga Sulejman Starova arritën të shënojnë një gol me anë të Ekuban në këtë ndeshje, por që i’u anullua nga arbitri i ndeshjes për pozicion jashtë loje. Pas ndeshjes lojtarët dhe stafi i Partizanit u shprehën se ndihen të vjedhur nga gjykimi në këtë ndeshje.
Trajneri Sulejman Starova tha pas ndeshjes se arbitrat gabuan rëndë. 
“…sot na penalizuan. Imagjinoni si do të ishte me golin e 1-0 që në fillim, nuk do të kishim të bënim me këtë lojë ku Kukësi u mbrojt për thuajse 90 minuta, do të shihnim një sfidë tjetër. Unë mbaj mend vetëm rastin e Ekuban, i vetëm para portës, më del para syve. Ndërsa vendimet e gjyqtarëve ishin të pafalshme, të pafalshme” – tha Starova.