• |
ide | kryesore

VIDEO/ Triumfon Napoli i Hysaj, e mbyll i pari në grup

Arkiva, Sport
xdf.jpg



U zhvilluan mbrëmjen e sotmet dy ndeshjet e fundit të Grupit B në Ligën e Kampionëve. Napoli i Elseid Hysajt triumfoi me shifrat 1-2 në Portugali ndaj Benfikës duke siguruar kualifikimin për më tej si i pari i grupit me 11 pikë. Golat e fitores u shënuan nga Kajehon në minutën e 60 dhe Mertens në të 79-n, ndërkohë që Himenez shkurtoi shifrat për vendasit në minutën e 87. Mbrojtësi shqiptar u aktivizua për 90 minuta të plota. Pavarësisht humbjes, edhe Benfika u kualifikua si e dyta me 8 pikë, duke qenë se Dinamo e Kievit shpartalloi me rezultatin 6-0 Beshiktashin që siguronte kualifikimin në rast fitoreje. Turqit e mbyllën ndeshjen me 9 lojtarë pas kartonëve të kuq të Bek në minutën e 29 dhe Abubakar në minutën e 56. Megjithatë aventura europiane për Beshiktashin nuk mbyllet këtu pasi ata u renditën të 3-tët me 7 pikë dhe do të vazhdojnë të luajnë në Ligën e Europës. Dinamo e Kievit e mbyll me nder në vendin e fundit me 5 pikë./panorama/