• |
ide | kryesore

Loriku baba në Dubai me Boikenin

Arkiva, Paparazzi
lorikkk.jpg



Lorik Cana është një baba mjaft i përkushtuar. Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare u tërhoq nga futbolli vetëm pak muaj pas lindjes së djalit të tij Boiken dhe tashmë ka të gjithë kohën në dispozicion për të shëtitur me të. Futbollisti duket se po kalon disa ditë pushimesh me familjen e tij në Dubai, ku ka shijuar edhe pamjen e ndërtesës më të madhe në botë, Burj Khalifa. Loriku së bashku me Boiken shihen teksa shëtisin në një bulevard të veshur njëlloj dhe të kapur përdore. Partnerja e ish-kapitenit i ka lenë vetëm në këtë moment special të hapave të para të vogëlushit. Me gjasa, Monika, siç quhet bukuroshja italiane që i fitoi zemrën mashkullit më të lakmuar shqiptar, ka qëndruar pas objektivit të aparatit, për të dokumentuar çastet e bashkëshortit të saj dhe djalit gjatë këtij udhëtimi.