• |
ide | kryesore

Dënim të ri për Skënderbeun? Takaj: Nuk di gjë, UEFA sapo na dha 105 mijë euro

Arkiva, Sport
Takaj-sdi-gje.jpg

Deklarata e zyrtarit të lartë të UEFA-s ka shtangur drejtuesit e Skënderbeut. Kur mendohej se çështja e dënimit të klubit korçar kishte marrë fund, në shtëpinë e kampionëve tashmë nuk mund të jenë aspak të qetë. I kontaktuar nga “Panorama Sport”, presidenti Ardjan Takaj sqaroi se nuk është aspak në dijeni të një rihetimi të çështjes “Skënderbeu”, që pas dënimit me një vit për mospjesëmarrje në Ligën e Kampioneve. Kreu i klubit zbuloi për gazetën se vetëm tri ditë më parë UEFA i ka dhënë një shpërblim prej 105 mijë eurosh Skënderbeut.


“Ka mbaruar ajo histori, u dënuam një herë. Nuk jam aspak në dijeni të një tjetër hetimi që mund të hapet për klubin tonë. Tani po e mësoj që një zyrtar i lartë i UEFA-s paska përmendur emrin e Skënderbeut. OK, nuk e pengon askush UEFA-n për të hetuar gjithë ekipet europiane.


Kjo është puna e tyre, por unë di të them se kontakti ynë i fundit me institucionin më të lartë të futbollit europian është jo më larg se të hënën, kur jemi njoftuar për një premio sa i përket ‘fair-play”-it financiar. UEFA ka vlerësuar klubin tonë dhe e ka shpërblyer me 105 mijë euro. Kaq mund të them, ndërsa për gjërat e tjera s’kam çfarë të flas. Për çështjen e Skënderbeut është marrë një vendim nga UEFA dhe KAS-i e ka lënë në fuqi.

Nuk e di këtë praktikë, që ne tashmë do të rihetohemi për të njëjtën çështje. Kjo nuk është dëgjuar në asnjë vend të botës, por derisa ka folur shefi i zyrës juridike, s’kam çfarë të them. E përsëris, nuk kemi asnjë informacion këtë çështje”, – është shprehur dje në mbrëmje presidenti i kampionëve në fuqi.

Kthehu