• |
ide | kryesore

E rrallë/ Ndeshja e Europa Ligës shtyhet për shkak të mjegullës (FOTO)

Arkiva, Sport
1481220537943_lc_galleryImage_REGGIO_NELL_EMILIA_ITALY_-470x302.jpg



Ndeshja e Ligës së Europës mes Sasuolos dhe Genk është shtyrë për shkak të kushteve ekstreme atmosferike, nuk bëhet fjalë as për shi apo dëborë të dendur, për ngrica dhe temperatura nën zero që rrezikojnë jetën e lojtarëve apo nxehtësi të madhe.

Vendimi i zyrtarëve te UEFA-s ka ardhur për shkak se mjegulla në stadiumin “Mapei” ku do të zhvillohej ndeshja ishte aq e dendur sa ishte e pamundur që të shquhej ndonjë gjë në fushën e lojës dhe ndeshja do të ishte e pamundur të zhvillohej në kushte normale.

Si rrjedhojë, është vendosur që të shtyhet takimi për ditën e nesërme, ndërsa mbetet të mësohet nëse do të luhet në orën 12:30. Sido që të shkojë ndeshja nesër, rezultati nuk ndikon kualifikimin, pasi Genk është kualifikuar, ndërsa Sasuolo nuk ka shpresa për kalimin e turit.

Europa League, Sassuolo-Genk rinviata per nebbia: si giocherà domani