• |
ide | kryesore

FSHF dënon Vucajn e Tiranës dhe Haxhinë e Partizanit

Arkiva, Sport
timthumb.jpg



Komisioni i Disiplinës së FSHF-së është mbledhur këtë të premte ku janë marrë shumë vendime. Spikat dënimi për lojtarin e KF “Tirana”, Erjon Vucaj, për provokim ndaj publikut me gjeste ofenduese. Në bazë të Nenit 53 të Kodit të Disiplinës Sportive ai është dënuar me pezullim nga gara për 2 ndeshje.

Ndërsa zyrtari i Partizanit Edmond Haxhia, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 20 dhe 49/2/a) te KDS është dënuar me 8 ndeshje pezullim nga aktiviteti duke ju ndaluar qëndrimi në stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes dhe territorin përreth fushës së lojës./lapsi.al/