• |
ide | kryesore

Ndeshjet e Champions League, jo më në orën 20.45

Arkiva, Sport
matchday-4-kicks-off-who-will-be-the-upsetter_484561.jpg



UEFA vazhdon të sjellë ndryshime në organizimin e garave të futbollit në Evropë. Komiteti Ekzekutiv që është mbledhur sot në Nyon të Zvicrës, ka vendosur përfundimisht që ndeshjet e Ligës së Kampionëve të mos zhvillohen më në orarin 20:45. Por, nga sezoni 2018-2019, ndeshjet e kësaj gare zhvillohen në dy orare, nga ora 19:00 dhe nga ora 21:00, përcjell lajmi.net. Kjo bëhet që adhuruesve të futbollit, t’u krijohet më shumë mundësi për ndjekjen e sa më shumë ndeshjeve.