• |
ide | kryesore

Rozana Radi merr çmimin e parë te Kënga Magjike (video)

Arkiva, Paparazzi
rozana.jpg



Një nga këngët më të komentuara të këtij edicioni të Këngës Magjike “Ma thuaj ti” e këngëtares Rozana Radi ka fituar çmimin e parë (lexo poshte polemiken e forte per kengen si nje himn kunder grave).

Gjatë ndarjes së çmimive ajo ka rrëmbyer edhe çmimin e internetit dhe ka interpretuar këngën të dyja herët me mjaft emocion në skenën e Pallatit të Kongreseve.Ndërkohë pas Radit në vend të dytë u rendit këngëtarja Anxhela Peristeri, ndërsa në vendin e tretë Arilena Ara me "Nëntorin". Pasi mori çmimin me lot në sy, Rozana Radi ka thënë se kishte shumë vite që e priste këtë moment.

 

(http://www.lapsi.al/blog/2016/12/11/rozana-radi-nj%C3%AB-fitore-si-himn-p%C3%ABr-n%C3%ABnshtrimin-e-grave#.WE0_ztUrLDc )