• |
ide | kryesore

VIDEO/ Partizani fiton me Laçin me supergolin e Ekuban

Arkiva, Sport
ekuban-gol-470x342 (1).jpg



Partizani ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0 ndaj Laçit në takimin e vlefshëm për javën e 15 të Kategorisë Superiore, të zhvilluar pasditen e sotme në “Elbasan Arena”. Goli i Ekuban në minutën e 20 dhe goli i Torasës në minutën e 62-të me penallti kthyen të kuqtë te fitorja pas 2 barazimeve radhazi pa gola në javët e kaluara. Pas kësaj fitoreje, Partizani ngjitet në kuotën e 28 pikëve duke mbetur në vendin e tretë të renditjes. Ndërkohë Laçi mbetet në kuotën e 11 pikëve, në vendin e parafundit të renditjes, pozicion që të rrëzon në Kategorinë e Parë.