• |
ide | kryesore

VIDEO/ Juventus fiton me përmbysje derbin e Torinos

Arkiva, Sport
juvv-650x358.jpg



Juventusi doli triumfues nga derbi i madh i Torinos. “Zonja e Vjetër” ka arritur të mposhtë në udhëtim Torinon me rezultat 1:3. Kampionët në fakt arritën të përmbysin rezultatin, nga 1:0 në 1:3. Ishte sulmuesi Belotti që në minutën e 16’ i dha epërsinë Torinos. Në minutën e 28’, Juventusi barazoi nëpërmjet Gonzalo Higuain. Në pjesën e dytë, Juventusi shënoi edhe dy herë. Fillimisht me Higuanin në minutën e 82’ për të kaluar në epërsi 1:2, dhe në minutën e 92’, Pjanic vendosi gjithçka, duke shënuar për 1:3.