• |
ide | kryesore

Kosova në grup me Serbinë, por…ndërhyn UEFA

Arkiva, Sport
u19-e1481628754928.jpg



Përfaqësueset e moshave U-17 dhe U-19 të Kosovës kanë mësuar rivalët në turin e parë kualifikues të Kampionateve Europiane përkatëse të vitit 2018, ku do të bëjnë dhe debutimin e tyre ndërkombëtar.

Kosova U-17 është vendosur në Grupin 9 kualifikues të Kampionatit Europian U-17 “Angli 2018”. Kundërshtarët e debutuesve do të jenë Holanda, Uellsi dhe Hungaria. Ndeshjet e grupit luhen me sistem grumbullimi dhe do të zhvillohen në Hungari gjatë datave 10-16 tetor 2017.

Ekipet e renditura në 2 vendet e para të secilit nga 13 grupet kualifikuese do të vazhdojnë rrugëtimin në raundin elitar në pranverën e 2018-s. Në këtë raund do të kalojnë dhe 4 ekipet më të mira të vendeve të treta.

Kosova U-19 është vendosur në Grupin 6 kualifikues të Kampionatit Europian U-19 “Finlandë 2018”. Kundërshtarët e debutuesve do të jenë Austria, Izraeli dhe Lituania. Si fillim shorti vendosi Kosovën dhe Serbinë në të njëjtin grup, por më pas gjithçka u ndryshua duke qënë se me vendim të UEFA-s këto dy ekipe nuk mund të ndeshen së bashku. Ndeshjet e grupit luhen me sistem grumbullimi dhe do të zhvillohen në Austri gjatë datave 3-9 tetor 2017.

Ekipet e renditura në 2 vendet e para të secilit nga 13 grupet kualifikuese do të vazhdojnë rrugëtimin në raundin elitar në pranverën e 2018-s.

u17 u19