• |
ide | kryesore

Ja ku punon Ermira Mehmeti pas skandalit të përgjimeve

Arkiva, Paparazzi
ermira-mehmeti1.jpg



Ish-deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim Ermira Mehmeti, është angazhuar si këshilltare e një parlamentari të Austrisë. Më saktë, bëhet fjalë për një kontratë njëvjeçare si këshilltare politike dhe juridike e deputetit austriak Stefan Schennach në Këshillin e Evropës.

“Kontrata parashikon angazhimin tim si këshilltar politik dhe juridik i Deputetit Stefan Schennach, në fushat e marrëdhënieve ndërkombëtare, hartimit të strategjive për Ballkanin, zhvillimin e qëndrueshëm, energjisë së rinovueshme. Në mënyrë më specifike, kontrata parasheh angazhim, këshillim dhe asistencë në hartimin e raporteve dhe Rezolutave të Këshillit të Evropës në Komitetin e Monitorimit, konfliktit ndërmjet vendeve anëtare, Komitetin për kulturë dhe Komitetin mbi Rregulloren e Asamblesë Parlamentare”, deklaroi Eermira Mehmeti për Gazetën Lajm të Shkupit.

Në zgjedhjet e vitit 2014, ajo ishte kryesuese e listës së BDI-së në njësinë zgjedhore numër 1, kur kjo parti fitoi gati dyfish më tepër vota se tani. Por ajo e la politikën pas skandalit të përgjimit të saj erotik me ish zv kryeministrin Musa Xhaferri.