• |
ide | kryesore

Kënga “Berlusconi” e Getit bëhet trend në youtube (Foto)

Arkiva, Paparazzi
geti kenga.jpg



Ose është për shkak të Berlusconit, që është njëri prej biznesmenëve dhe poltikanëve më të përfolur në Botë, ose kënga e Getit ka diçka të veçantë pasi që është bërë trend në rrjetin social, YouTube.

Lideri i BabaStars, Getoar Selimi para dy ditë lansojë këngën e tij të fundit “Berlusconi”.

Kaq ka mjaftuar që kënga të bëhet një trend global në rrjetin sociale youtube.

Kënga, e cila ka shënuar rekord klikimë, më shumë se dy milion për dy ditë, ka në të edhe një sërë personalistetësh të artit skenik në Kosovë.

Ky duket se do të jetë projekti i fundit i Getit për këtë fundvit dhe vjen pas disa sukseseve që ai pati me Majk dhe Onat gjatë këtij viti.