• |
ide | kryesore

Këngëtarja e njohur shqiptare në videoklipin e reperit britanik

Arkiva, Paparazzi
angjelina.jpg



Angjelina Hadërgjonaj, vajza e Albërie Hadërgjonajt që prej vitesh jeton në Amerikë, shfaqet si modele në videoklipin e reperit October London.

Kënga "Kisses Down Below" u publikua sot me një videoklip ku protagoniste është Angjelina. E veshur me një kanotierë të bardhë dhe vetëm me të brendshme në një skenë tjetër, Angjelina kërcen përpara pasqyrës dhe merr poza seksi në shtrat.

I gjithë videoklipi fokusohet tek ajo.

Më parë, u shkruajt se Angjelina do të ishte pjesë e një videoklipi të Kanye West. Në SHBA ajo njihet si modele; është shfaqur në Instagram-in e Kylie Jenner Cosmetics, që promovon linjën e produkteve kozmetike të Kylie-t. Një ndër miqtë më të ngushtë të Angjelina Hadërgjonajt është Arieli, grimieri i familjes Kardashian.