• |
ide | kryesore

Kukësi merr kryesimin e Superligës

Arkiva, Sport
skenderbeu-933x445.jpg



Kukësi u shkëput në vendin e parë të renditjes, pasi fitoi 2-0 me Skënderbeun e vendit të dytë.

Të dy golat e kuksianëve u shënuan nga Pero Pejic. Kroati theu Orges Shehin në minutën e 35 dhe në kufij të përfundimit të pjesës së parë fitoi edhe një 11-metërsh që e ktheu në gol.

Në pjesën e dytë, ekipi i Ernest Gjokës administroi rezultatin duke mos rrezukiar të pësonte.

Tirana fitoi 2-0 ndaj Luftëtarit. Shënues i golit të parë është Afrim Taku, ndërsa Mervej shënoi të dytin. Teuta – Vllaznia përfundoi në barazim 0-0