• |
ide | kryesore

Atentati / Tmerr në tregun e krishtlindjeve në Berlin

Arkiva, Planet
berlin.jpg



Një atentat ende i pa identifikuar mirë ka ndodhur të hënëën në mbrëmje në një treg krishtlindjesh në Berlin. Një kamion ka hyrë në BreitscheidPlatz në qëndër të qytetin duke shkaktuar deri tani 12 të vrarë dhe mbi 50 të plagosur. Në ora 22, pra rreth një orë pas fillimit të ngjarjes policia ka njoftuar se ka në duar shoferin e prezumuar të atij që deri më tani konsiderohet si një atentat i ngjashëm me atë të Nisës.

Shoferi heci mbi një trotuar me maunen e tij në një nga zonat më turistike të Berlinit.

Disa minuta pas fillimit të tragjedisë një gazetar i Berliner MorgenPost arriti të filmoi ngjarjen. 

Zëdhënësi i kancelares Anxhela Merkel njoftoi se ajo ndodhet në zi dhe uroi një shërim sa më të shpejtë për të plagosurit.

Grupi militant Shteti Islamik (ISIS) ka marrë përgjegjësi për sulmin e natës së të hënës në Gjermani, raporton The Washington Times.