• |
ide | kryesore

Deputeti rus: Ambasadorin tonë e vrau NATO

Arkiva, Planet
2253732.jpg



Deputeti rus, Franc Klincewicz, i cili është edhe anëtar i Komitetit të Sigurisë në Dumën ruse është pyetur sot nga mediat për vrasjen e ambasadorit rus në Ankara.

Ai ka bërë disa pohime të çuditshme. Klincewicz, që është edhe mik i ngushtë me Putinin ka thënë se ambasadorin Andrei Karlov mund ta ketë vrarë edhe shërbimi sekret i NATO-s.

“Pas vrasjes mund të fshihet ISIS, ose kurdët që duan të hakmerren ndaj Erdoganit. Gjithashtu mund të jetë edhe shërbimi sekret i NATO-s, apo i ndonjë vendi perëndimor”, ka thënë Klincewicz.