• |
ide | kryesore

Detajet e reja/ Kush është 22-vjeçari që vrau ambasadorin rus (FOTO)

Arkiva, Planet
3B860A9E00000578-0-image-a-24_1482174730402.jpg



Autori i vrasjes së ambasadorit rus në Turqi, Andrey Karlov u identifikua 22-vjeçari i veshur si polic. Ai është Mevlut Mert Altintas. Ai qëlloi nga pas ambasadorin ndërsa po mbante një fjalim në një ekspozitë të mbajtur në Ankara. Altintas u filmua ndërsa qëllonte mbi ambasadorin me pistoletën e tij gjysmë automatike.

Zyrtarë turq thanë se Altintas ishte jashtë detyrës në momentin e ngjarjes. Të njëjtat burime thanë se atij i është arrestuar motra, nëna dhe shoku i dhomës pas ngjarjes. Përpara se ta qëllonin për vdekje ai bërtiti në turqisht: “Mos e harroni Alepon! Mos e harroni Sirinë!”

Më pas ai iu drejtua gazetarëve: “Mos u afroni! Mos u afroni! Vetëm vdekja do më nxjerrë jashtë! Të gjithë ata që kanë gisht në këtë represion do të vdesin një e nga një”.

Në mes të kaosit ai përsërist dhe fjalët “Allahu Akbar” që do të thonë “Zoti është i madh”.

Ministri i brendshëm turk tha se agresori ishte një polic. Ai ishte pjesë e forcave speciale prej 2 vitesh e gjysmë. Ai e identifikoi me emrin Mevlut Mert Altintas lindur në vitin 1994.

Ai tha se i riu kishte qenë aktiv në partinë e Presidentit Erdogan (AKP) por ndoshta më vonë ka pasur ndikim nga Fronti Al Nustra, një degë e Al Kaeda. /lapsi.al/

Altintas, pictured left, stood behind Ambassador Karlov, centre, as he began his speech  The gunman claimed the assassination was because of Russia's actions in Aleppo  Altintas was shot dead by Turkish security forces who responded to the assassination Details of the killer were soon shared on social media showing him in his police uniform Another Turkish website claimed to show sections of Altintas's personnel file