• |
ide | kryesore

“Inside Job”/ Operacioni i CIA-s për të vrarë Donald Trump para se të bëhet President

Arkiva, Planet
aa-10.jpg



Një lajm tronditëse i transmetuar nga britanikja “Express” ka bërë xhiron e rrjetit.
Një gazetar amerikan i quajtur Alex Jones ka deklaruar se CIA ka në plan të vrasë Donald Trump përpara se ai të marrë detyrën në 20 janar.
“CIA është e dëshpëruar për të ekzekutuar Trumpin para 20 janarit”, – deklaron ai.
Jones thotë se “lidhjet e Trump me Rusinë janë shkaku prej të cilit CIA kërkon eleminimin e presidentit të ri”.
“Trump kërkon të rrëzojë sistemin aktual dhe CIA nuk e pëlqen këtë. Ata e konsiderojnë një kërcënim Trumpin dhe duan ta heqin qafe”, – thotë Jones.
Por deklarata e tij duhet parë paksa me skepticizëm, pasi Jones njihet për teoritë konspirative, që për fatin e tij të keq nuk janë vërtetuar kurrë.
Ai pretendon se Bin Laden është ende gjallë dhe se 11 shtatori ishte një “inside job”, organizuar nga qeveria amerikane.