• |
ide | kryesore

Deklarata e sinqertë e Ledina Çelos: “Nuk jam për këtë punë”

Arkiva, Paparazzi
ledina 1.jpg



Çifti i prezantuesve të edicionit të 55-të të Festivalit të Këngës në RTSh, la shumë për të dëshiruar. Pas natës së parë, kritikat e profesionistëve dhe publikut nuk u kursyen në adresë të aktorit Kasem dhe këngëtares Ledina Çelo. Ndonëse fillimisht u dukën interesantë si përzgjedhje, përballja e tyre me kamerat e spektatorët në skenën e Pallatit të Kongreseve duket se zhgënjeu. Këtë e kuptuan edhe vetë ata, teksa jo pak herë reflektuan pasiguri dhe joprofesionalizëm.

Krahas përsëritjeve të shpeshta të aktorit të importuar nga Gjermania “nuk jam mësuar, e kam për herë të parë, kam emocione, etj”, një nga momentet që i vuri kapakun “bezdisjes” që dukej sikur kishte kapluar dy prezantuesit, ishte deklarata e Ledina Çelos. Pas lapsusesh të njëpasnjëshëm, këngëtarja u dorëzua: “Nuk jam për këtë punë, jam vetëm për të kënduar”. Sinqeriteti i këngëtares u pasua me zhveshjen e saj me fustanin rrjetë. Kjo shfaqje shtoi kritikat e publikut.