• |
ide | kryesore

Profecia e Nostradamus, mësoni çfarë pritet të ndodhë në vitin 2017

Arkiva, Planet
n_1482389892-391482.png



Profecitë e Nostradamusit janë të famshme. E këto profeci të tij nuk është se nuk kanë rezultuar të vërteta.
Njëqind vargjet e tij të kombinuara, ku flet për profeci për të ardhmen e botës janë të njohura. Ai ka mundur të parashikojë fuqinë e Napoleonit, ardhjen në pushtet të Hitlerit dhe madje edhe 11 shtatorin 2001.

Por çfarë ka thënë Nostradamusi për vitin 2017? Sipas orakullit më të njohur, ky vit që po vjen do të jetë tepër i trazuar. Dhe, vërtetë që mund të jetë i tillë. Përse?

Kjo, sepse terroristët e mbarë botës janë duke kryer akte qyqare në mes të Evropës dhe se rrezikojnë edhe SHBA-të.

Në kontinentin e vjetër ka kapluar kriza e rëndë financiare, papunësia është e lartë dhe gjithashtu ka protesta për shkak të kësaj gjendjeje, transmeton Shekulli.

Kina po ashtu është duke lëvizur mjaft fuqishëm, duke bërë të mundur që të jetë një shtet, ekonomikisht mjaft mirë. Edhe situata në Krime të Ukrainës vijon të mbetet e rëndë.