• |
ide | kryesore

Dështon votimi, akuza për manipulim ndaj drejtuesve të Festivalit

Arkiva, Paparazzi
15492376_1887308198166365_5551801087846542045_n.jpg



Sikur mos mjaftonte atmosfera e vakët artistike që u ofrua gjatë dy netëve në jubileun e 55-të të FiK, “qershia mbi tortë” ishte votimi për këngëtarët finalistë. Formula e re sivjet; “Vota e publikut vlen sa dyfishi i votës së një anëtari jurie”, duket se ishte thjesht një farsë. Pasi konkretisht, publiku hasi probleme në votim dhe me gjasë askush nuk pati mundësi të votojë përmes procedurës së shpallur.

Problemin e denoncoi faqja që merret me mediat “Ima Albania”. Sipas saj, platforma e vënë në dispozicion për votimin e publikut nuk funksionoi. “Votimi online i publikut ka dështuar, pasi shumë prej tyre nuk e kanë marrë kodin e konfirmimit në faqen e dedikuar madje edhe votimi nuk ishte i vlefshëm pasi faqja dilte e bllokuar.” – shkruan portali në fjalë.

Këtë shqetësim kanë patur dhe shikues të tjerë të festivalit, të cilët komentuan në faqen zyrtare të tij në facebook.

Por, procedura e re e votimit duket se ngjalli pakënaqësi dhe tek vetë artistët konkurentë të cilët nuk i kursyen akuzat ndaj organizatorëve të festivalit.