• |
ide | kryesore

Riselda nuk ndalet as me puthje nën ujë

Arkiva, Paparazzi
13625202_10209357493712282_1676591383_n-1.jpg



Pasi nuk ka lënë gjë pa e çuditur publikun përmbi tokë Riselda Sejdia, nuk ndalet as nen ujë. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Ajdin Sejdia, duket se janë duke kaluar disa momente mjaft romantike në jetën e tyre. Ata kanë shkuar në Dubai për festat e fundvitit, bashkë me djalin e tyre, Brahimin dhe po shijojnë rrezet e diellit.

Ka qenë vetë balerina, shkrimtarja dhe protagonistja e emisioneve televizive, Riselda ajo që ka postuar foto Instagram ku duket mjaft e dashuruar me bashkëshortin, sikurse dhe ai. Të dy puthen plotë pasion madje dhe të zhytur nën ujë. Dhe Riselda nuk ka drojë ta ndajë këtë pasion me publikun ashtu sikurse nuk nguron të tregojë këmbët e saj të gjata.