• |
ide | kryesore

Pse nuk duhet të flini me celularin afër

Arkiva, Planet
38ef997d7926c7de1416e80c31926a8b-780x439.jpg



Në këtë botë të digjitalizimit celularët janë bërë një nevojë e domosdoshme. Mirëpo, shumë pak njerëz dinë për efektet anësore që i ka përdorimi i celularëve, e sidomos para gjumit.
Rrezet elektromagnetike
Celularët janë vazhdimisht të përfshirë në procesin e dërgimit dhe marrjes së sinjaleve. Celularët përdorin valë elektromagnetike për të mbajtur sinjalin e fortë. Këto valë elektromagnetike që vazhdimisht janë pjesë e celularëve mund të kenë efekte të dëmshme në trurin tuaj, e sidomos kur ekspozoheni për një kohë të gjatë ndaj tyre.
Problemet me gjumë
Netët mund të jenë tejet të mërzitshme pa përdorimin e celularëve, mirëpo këtë shprehi duhet ta ndryshoni menjëherë! Shumë studime të ndryshme tregojnë se përdorimi i celularit para gjumit e shkakton pagjumësinë. Drita e kaltër nga ekranet e celularëve e pengon lirimin e metatoninës dhe kjo ndikon në problemet me gjumë. /Telegrafi/