• |
ide | kryesore

VIDEO/ Tani është Hysaj që duhet të bëhet “skllav”…

Arkiva, Sport
2163033_schermata_2016_12_27_alle_19.31.34.jpg.pagespeed.ce_.LGCtZa6h_l.jpg



Elseid Hysaj po shijon maksimalisht pushimet në Amerikë me familjen. Pas të ftohtit të Nju Jorkut, ku kaloi Krishtlindjen, mbrojtësi kuqezi është spostuar në Majemi, për të shijuar motin e ngrohtë buzë oqeanit. Por, edhe pse në periudhë pauze, 22-vjeçari nga Shkodra nuk harron të mbajë trupin në formë. Me një ushtrim special, të cilin e publikoi në faqen e tij në “instagram”.

Me diçiturën “stërvitje me pesha maksimale”, ylli i Napolit shfaqej duke bërë ulje dhe ngritje në këmbë, ndërsa mbante në shpinë bashkëshorten e tij, Florencën. Një hakmarrje me shaka kjo nga partnerja e Elseidit, që vetëm pak ditë më parë kishte publikuar një tjetër video, ku çifti shëtiste me biçikletë në Parkun Qëndror të Nju Jorkut. Në atë video, Hysaj i drejtohej bashkëshortes me fjalët “Skllave! Jepi më shpejt. Kështu jemi ne burrat, gratë duhet të punojnë për ne”.

Postimet e mbrojtësit shqiptar tërheqin gjithmonë vëmendjen e mediave, ndërsa Elseidi nuk nguron të ndajë me tifozët edhe momentet e bukura që kalon me familjen, në pritje të rikthimit në fushë për një tjetër sezon si protagonist te Napoli.