• |
ide | kryesore

Befason Miss Shqipëria, thotë se ka tërheqje seksuale si ndaj meshkujve ashtu edhe ndaj femrave (Video)

Arkiva, Paparazzi
miss shqiperia.jpg



Ish-Miss Shqipëria, Egla Harxhi, ka dhënë një intervistë ku ka treguar shumë për jetën e saj private. Bukuroshja flet për rrugëtimin e saj nga biondja e pafajshme në kuqsen e egër apo “Savage” siç e quan edhe gazetari Kelvi Kadilli.

Egla mund të quhet padyshim vajza që mishëron të bukurën, femëroren dhe inteligjenten në një person të vetëm. Bukuroshja është diplomuar për arkitekturë dhe aktualisht ndodhet në Paris për të ndjekur ëndrrën e saj për t’u bërë aktore, transmeton Intv.

Gjatë intervistës ajo shpjegon konceptin e fotove nudo të publikuara së fundmi dhe flet hapur për preferencat e saj seksuale.

Ajo shprehet se nuk i pëlqejnë kategorizimet dhe nuk e quan veten biseksuale apo "gay" por ka tërheqje të njëjtë si për femrat ashtu edhe për meshkujt.