• |
ide | kryesore

Ledina Çelo tegon incidentin që e nxorri cullak në festival

Arkiva, Paparazzi
ledina-celo.jpg



Ledina Çelo ka komentuar më në fund fustanin transparent i cili ngjalli aq shumë polemika në festivalin e këngës. Në një intervistë për “GSH”, këngëtarja shprehet se fustani për të cilin u përfol, nuk ishte qëllim në vetvete dhe se e gjithë zhurma erdhi për shkak të një fotoje me blic, çka nënkupton sipas saj se pa blic dhe me ndriçimin e skenës ai nuk do dukej siç u duk. "Ndër vite, veshjet e mia kanë qenë ekstravagante. Ashtu siç të gjitha veshjet e stiluara aq bukur dhe aq me stil nga “Geraldina Sposa”. Dua të përmend që ai fustan i zi që u përfol aq shumë, nuk ishte si qëllim në vetvete, por një foto e vjedhur me blic për qëllime dashakeqe në drejtim të atij evenimenti. Kurrë nuk kam dashur të keqkuptohem e të ofendoj spektatorin dhe ato figura emblematike që i kanë dhënë atij festivali. Unë e vesha me dëshirën time atë fustan, pasi edhe ndriçimi në atelie, ishte në parametrat e skenës kur bëmë provën. Gjithçka, siç e thashë edhe më lart, ishte efekti surprizë i fotos së vjedhur me blic".