• |
ide | kryesore

ISIS, një vit mbushur me mizori

Arkiva, Planet
GettyImages-547401188-714x476-640x340.jpg



Viti qe lame pas ishte nder me tragjiket per Europen, qe u trondit nga disa sulme terroriste. Ato mbajnë vulën e Shtetit Islamik. Franca, Belgjika dhe Turqia u vune ne shënjestër te mizorive te besnikeve te ISIS. Mëngjesin e 22 marsit, tre sulme te koordinuara me bomba goditen Belgjikën, dy ne aeroportin Zaventem te Brukselit dhe nje ne stacionin e metrosë ne Malbek. 32 vete humben jeten dhe mbi 340 u plagosen. Autoret i përkisnin te njëjtës celule terroriste te sulmeve te Parisit te vitit 2015.
Europa u trondit serish ne 14 korrik, ne zemër te saj ne France. Nje sulmues tunizian, me nje kamion shtypi turmat e njerezve qe festonin ne nje shëtitore Ditën e Bastijes ne qytetin e Nices. 86 persona humben jeten dhe 434 u plagosen. Autori i sulmit u vra me pas nga policia.
Turqia ishte nje nga shtetet qe gjate 2015-es u përball me disa sulme te militanteve te ISIS. Ne 28 qershor nje sulm me bombe e me arme ne aeroportin Ataturk te Stambollit shkaktoi 44 viktima, ndërsa me 20 gusht ne Gaziantep nga shpërthimi i nje bombe ne nje dasme, gjeten vdekjen 30 vete.
Edhe Gjermania ishte ne shënjestër te disa sulmeve. Me tragjiku ishte ai i 19 dhjetorit, ku nje tunizian perplasi me kamion turmat e njerëzve ne tregun e Krishtlindjes. 12 vete humben jeten.
I përballur me sulmet e koalicionit kundër terrorizmit, ISIS është përpjekur te godasë vendet qe janë bere pjese e tij, duke nxitur mbështetësit te vazhdojnë te ndërmarrin akte terrori./vizionplus