• |
ide | kryesore

Tronditet Gjermania/ Rritet pëlqimi për Adolf Hitlerin

Arkiva, Planet
Adolf_Hitler.jpg



Hitleri ka nisur të shitet mirë në Gjermani. Aq sa edhe rrjeti BBC i ka lënë hapësirë kësaj prirjeje të lexuesit gjerman që sinjalizon simpatinë për të djathtën ekstreme.

“Rreth 85 mijë kopje të manifestit nazist anti semitik, “Mein Kempf” janë shitur”, citon BBC-ja, Andreas Wirsching, drejtor i Institutit të Historisë Bashkëkohore në Mynih. Në fund të janarit del në qarkullim edicioni i gjashtë dhe ai është i pajisur me shënime nga studiuesit.

Ndonëse janë shifra jo shumë të mëdha ato shihen me shqetësim. Gjermania ka një problem serioz me historinë dhe në disa raste është tentuar që të gjendet faji Luftën II Botërore te personi i Hitlerit. E djathta po njeh rritje në Europë, por nuk është e qartë nëse kjo është prirje e momentit që ka të bëjë me krizën dhe refugjatët, apo kemi të bëjmë me një zhvillim që do të reflektojë ndryshime të mëdha.