• |
ide | kryesore

Rrëfimi i prostitutave dhe dëshirat e pazakonta të klientëve të tyre (FOTO)

Arkiva, Stil
a2-29.jpg



Si është jeta e një prostitute dhe çfare dëshirash kanë klientët e tyre?

Tre femra britanike janë përpjekur të shpjegojnë se si është të punosh prostitutë.

53-vjeçarja Kath, vajza e saj 28-vjeçare Jenni dhe një punonjëse e quajtur Ellie, 22  vjeç, kanë folur për mediat britanike rreth dëshirave të çuditshme të klientëve.

Ato punojnë ‘zyrtarisht’ në një qendër masazhesh, por në fakt ofrojnë më shumë se sa një masazh i thjeshtë.

“Autoritetet këtu në Sheffield mbyllin njërin sy në këmbim të parave që ne të zhvillojmë këtë biznes”, thotë pronarja e qendrës, që ka si synim në të ardhmen të zhvillojë një “bordello lëvizëse”, nëse ia lejojnë.

Treshja ka shpjeguar punën e tyre, cila është shpesh e mërzitshme, por ka edhe raste që të jep kënaqësi.

“Ndonjëherë bëhet interesante, por në shumë raste mezi presim të mbarojmë punë dhe të shkojmë në shtëpi të shohim serialin tonë të preferuar”, thotë Ellie.

Cilat janë dëshirat seksuale të klientëve?

“Oh, nga më të çuditshmet. Thuajse askush nuk dëshiron të bëjë seks normal, por kanë kërkesat e tyre, me të cilat tashmë jemi mësuar. Ka meshkuj që kërkojnë të lyhen me krem pastiçeria gjatë seksit, apo të veshin të brendshme femrash. Ka të tjerë që kanë qejf të komandohen dhe të lidhen. Dëshirat e tyre fetish janë të pafundme”, thotë pronarja e qendrës.

“Gjithmonë më ka pëlqyer seksi i hapur dhe nuk ndjehem aspak fajtore për atë që bëj”, thotë 22-vjeçarja Ellie.

“Shpesh vijnë djem të rinj që kur i sheh mendon: Çfarë djali! Por kur zhvishen, i sheh se kanë poshtë të brendshmet e mamasë së tyre. Atëherë mendon: Epo mirë, le t’i futemi punës”, shton 53-vjeçarja Kath./TemA