• |
ide | kryesore

Dyshime për vdekjen e George Michael, i dashuri nën hetim

Arkiva, Paparazzi
cover10-640x340.jpg



Vdekja e tij tronditi të gjithë botën e muzikës në ditët e fundit të vitit, të cilin lamë pas. Legjenda e muzikës George Michael, ndërroi jetë në mënyrë të papritur mëngjesin e ditës së Krishtlindjeve. Ndërsa  dy javë pas vdekjes së këngëtarit, autoritetet britanike kanë nisur të ndjekin një pistë të re hetimi në lidhje me shkakun e largimit të tij nga jeta. Dje, tabloidi Daily Mail, zbuloi se i dashuri i këngëtarit është nën hetim nga policia, ndërkohë që mendohet se George vdiq nga mbidoza. Fadi Fawaz është marrë në pyetje, së bashku me të gjithë personat që kanë vizituar shtëpinë e Michael, ditën kur ai u largua nga jeta. Artisti 53 vjeçar u gjet i vdekur në shtratin e tij, në shtëpinë ku jetonte së bashku me të dashurin. Nga hetimet paraprake, mjekësia ligjore zbuloi se ai kishte pësuar një atak kardiak. Ndërsa, Fadi, deklaroi fillimisht se në momentin kur ndodhi ngjarja, ai ishte duke fjetur në makinë.